E hene, 29.04.2024, 06:05 PM (GMT+1)

Kerko: zeqir fazliu

Tefik Selimi: Zeqir Fazliu, poet i ditëve tona

E marte, 08.05.2018, 07:54 PM


Zeqir Fazliu, poet i ditëve tona…

Nga Tefik Selimi

I madh e i vogël, gjilanas e më larg, e njohin Zeqir Fazliun (1943), poet e profesor. Ai jeton me  vargje. Vargjet e tij janë plot poetikë të krijuara me “mëlmesa” të jetës. E njohin Zeqën  si poet i ditëve tona. Urtak, fjalë pak, por vizionar i largët. Është reagues e rebelues aty ku puqet vlera poetike, poezia. Ëshë poet që ka shpirt të trazuar, i cili frymëzohet për aktualitetin e jetës, por edhe për dhimbjet e për dashuritë e njeriut në jetë.

Kohës së fundi, ky poet gjilanas po lë gjurmë të thella në letrat tona. Vargjet e tij  janë prezentuar në  disa antologji të letësisë. Poezinë e Zeqir Fazliut, poet gjilanas, e  lexon në disa gazeta, si: “Kosova sot”, “Nacional”, “Metafora” e revista e gazeta tjera në shqip. Pse jo? Ai, në një rast, kur e kanë pyetur se si i vijnë frymëzimet pwr të shkruar vargje, i është përgjigjur: “Hartimin e vargjeve ia kam marrë dorën”! Lapsi i tij është i hollë dhe  nuk ndalet... Dhe, ky “mjeshtër i dalluar i vargjeve poetik, para do dite botoi veprën e njëzet me radhë me titull: “Bulëzat e thanës”. Një vepër kulmore e veprimtarisë së tij poetike.

Zeqir Fazliu i gëzohet shëndetit. Ai thotë se, kur e ke shëndetin, të tjerat “sende” vijnë pas. Zeqa shkruan e s’ndalet. S’ndalet dhe, puna e tij nw artin letrar kurorwzohet. Ai gjer më  tani ka marrë disa çmime të ndryshme nëpër aktivitete letrare. Në vitin 2003 dhe 2018, ai ka është nderuar me 4 çmime për art letrar. Po ashtu, në vitin 2006, në Drenas, në “Sofrën Poetike”, ka marrë tri çmime, në Besianë (Podujevë) ka fituar katër çmime. Në manifestimin “Lulëkuqet e prillit”, në Kamenicë, ai ka marrë dy çmime në vitin 2012. Po ashtu, në vitin 2015, në  “Vjeshtën letrare” në Komoran, është shpërblye me një çmim për poezi. Jo vetëm kaq.

Ai, si poet i dalluar i vargjeve, ka derpërtuar në disa antologji me nam. Ditë më parë, ai është përfshirë edhe në Akademinë Europiane të Arteve me poezinë “Shtate ditë”, i cili është i treti me radhw pre krijues nga Kosova. Ky është shembulli më i mirë i vlerave letrare, ku përfaqësohet edhe në këtë evenimet tw rrallw Evropian.

Edhe Migena Arllati, studiuese e letërsisë, lidhur me poezinë e Zeqir Fazliut, ajo ka shtuar se, autori (Z. F) është poet që di t’i këndojë kohërave e ngjarjeve, proceseve e ndodhive, emocioneve e dashurive”(f.7). Tek ky poet gjilanas, si më parë, por edhe tash vërejmë traditën tonë të pasur, së cilës i këndon bukur dhe qartë. Bie fjala, poeti i këndon Gërmizë, Rugovës, Ulqinit Shëngjinit, Valbonës, Karadakut, Ibrit, Lumbardhit e mikroborës që e freskon pozinë me drenushën, kanarinën, milingonat, sorkadhen, trumcakun, bilbilin pulëbardhën, dallëndyshen, të  cilat simbolika e hijeshojnë atmosferën romantike dhe idilike të veprës së tij.

Gjilan, 7 maj 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora